Berisha-Rames Te perfundojme me konsensus reformat

Kryeministri Sali Berisha ftoi kryetarin e socialistëve Edi Rama që së
bashku të arrijnë
konsensus për të përfunduar reformën zgjedhore dhe një sërë reformash të
tjera, kërkesë e Bashkimit Evropian që Shqipëria duhet ta plotësojë
përpara se të marrë statusin e vendit kandidat.
Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, Berisha theksoi se konsensusi nuk duhet të përdoret për bllokim, por është një proces në të cilin çdo palë duhet të bëjë lëshime.
"Kemi punuar muaj të tërë për reformën zgjedhore, e kemi sjellë pothuajse në përfundim të plotë dhe nuk duhet që në momentet e fundit të përdoret fuqia politike e drejtuesit për ta bllokuar procesin", tha Berisha.
Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se qeveria do të rrisë rrogat dhe pensionet sipas parashikimit, ndërsa premtoi realizimin e qindra projekteve në infrastrukturë.
"Modeli ynë i qëndron vështirësive më të mëdha të krizës multidimensionale", tha Berisha. Kryeministri u shpreh se kriza cënon fuqinë blerëse, por ekonomia shqiptare po ecën mirë.