E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i përgjigjet Ramës: Vlorën se izolova unë, por ti me bllokimin 3 ligjeve

Partia Demokratike ka kaluar me sukses testin ndoshta më të vështirin të fushatave elektorale, duke e celur zyrtarisht atë në qytetin bregdetar të Vlorës. Në një miting madhështor, mijëra qyetarë të këtij qarku mbushën sheshin e flamurit në mbështetje të PD dhe kandidatëve të saj për deputetë në këtë qark. Lidershipi i mazhorancës, Sali Berisha, i gjendur në qyetin e pavarësisë vetëm një ditë pasi kundërshtari i tij politik prezantoi skuadrën e Rilindjes të kryesuar prej vetë tij është gjendur disi komod, duke e përqëndruar të gjithë fjalimin e tij në kundërpërgjigje në distancë ndaj akuzave që Rama lëshoi të shtunën në drejtim të tij.

Zoti Rama ofendoi shqiptarët dhe vlonjatët kur në dokumentarin e kujtimeve të vegjëlisë shfaqi agjentë të fuqive armike në portin e saj. Mos lëndo historinë e Vlorës, ajo krenohet pikërisht me luftën e saj. Erdhe këtu dhe shpalle izolimin në të cilin Sali Berisha e paska zhytur Vlorën. Vlora kryeqëndër e historisë, anëtare e NATO-s, lëviz pa viza, Vlora qenka e izoluar apo ti që bllokove tre ligje për marrjen e statusit. 10 ditë më parë bënte thirrje që të vinte Selam Musai, ai do vijë me benz se rruga do ndërtohet. Jemi forcë politike serioze, bëjmë gjithcka për të mbajtur fjalën tonë. Krijuam Shqipërinë me taksat më të ulëta në Europë dhe e bëmë. Do ndërmarim çdo reformë që të liberalizohen vizat dhe me SHBA tha Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›