E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Referendum per imunitetet

Kryeministri Sali Berisha njoftoi se Partia Demokratike do të depozitojë brenda muajit shtator kërkesën zyrtare për referendum për çështjen e imuniteteve.

Kreu i mazhorances tha ne nje konference per shtyp se kerkesa bazohet ne nenin 155 te Kushtetutes dhe anashkaloi komentet per vendimin e Gjykates Kushtetuese, sipas te cilit, kerkohet votimi ne kuvend per kete ceshtje.

"Mazhoranca vendosi t'u drejtohet qytetarëve shqiptarë për referendum popullor. Ky vendim u diktua nga vendosmëria jonë për të rrëzuar murin e imunitetit, pengesë kjo e padiskutueshme për institucionin e akuzës dhe hetimit ndaj zyrtarëve dhe qeveritarëve imunitarë. Deputetët e mazhorancës do të Debati mbi imunitetinDebatet PS-PD për imunitetet PD-PS, luftë verbale për imunitetin PD: PS po mbron pasuritë e Sadri Abazit jenë ata që do të dorëzojnë kërkesën për referendum popullor për heqjen e imunitetit brenda dy javëve të para të muajit shtator", tha Berisha.

Sipas tij tre mundësi njeh neni 155 i Kushtetutës së vendit. "Ky nen autorizon Këshillin e Ministrave, si institucion për të drejtën për të kërkuar mbajtjen e referendumit, autorizon 50 mijë qytetarë, autorizon 1 të pesën e parlamentit. Midis këtyre këshillime të shumta nga deputetë dhe juristë, sygjeruan të jenë deputetët pasi ata ishin për 10 vite me radhë promotorë të këtij procesi dhe meqenëse hasin gjithnjë në një mur absurd le të kenë vendosmërinë t'i drejtohen popullit", tha Berisha.

Ndërkohë i pyetur rreth çështjes së kreut te SHISH-it dhe moskonsultimeve me SHBA-te per kete levizje te befte, shefi i qeverisë ishte mjaft lakonik në përgjigjen e tij, duke u shprehur për një bashkëpunim të shkëlqyer me SHBA-të në fushën e sigurisë.

"Jam i bindur se bashkëpunimi ynë me SHBA-të do të jetë më i mirë. Konsultat për sigurinë me aleatin kryesor të Shqipërisë janë të vazhdueshme", u shpreh Berisha. Ndërsa për një cështje tjetër të rëndësishme, atë të ndalimit të gazetarit të Top Channel Marin Mema për të hyrë në territorin grek, Kryeministri u shpreh se ky problem po trajtohet me seriozitet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›