E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Referendumi ne respekt te Kushtetutes

Kryeministri Sali Berisha deklaroi të martën se referendumi për heqjen e imunitetit do të bëhet në respekt të plotë të Kushtetutës, ndërsa theksoi se koha kur do të zhvillohet do të përcaktohet nga komisionet përkatëse.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri theksoi se ndërkombëtarët kanë kërkuar heqjen e imunitetit, për të ndalur korrupsionin.

Sipas shefit të qeverisë, në vend ka politikanë që nuk pranojnë të heqin mburojën e imunitetit, ndërsa theksoi se ky prioritet i vendosur nga Bashkimi Evropian duhej të arrihej me konsensus të plotë.

"Kryetari socialist Edi Rama bllokoi për të tretën herë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Bllokimi i heqjes së imuniteit, nuk pengon Debati mbi imunitetinImuniteti, Rama reagon në Twitter Imuniteti, Berisha shpall referendumin PD, thirrje sërish Edi Ramës për imunitetin dot vullnetin e qytetarëve. Rama duhet të mbrojë interesat e socialistëve dhe qytetarëve", tha Berisha.

Në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion, pasi ka dështuar votimi për heqjen e imunitetit, Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi mbajtjen e një referendumi popullor për këtë çështje.

Më herët gjatë fjalës së tij, kryeministri akuzoi deputetët e opozitës se me veprimin e tyre për të mos e votuar heqjen e imunitetit, po shkelnin interesat parësore të votuesve të tyre

Ndërkohë kryetari i PS, Edi Rama ka reaguar të hënën në mbrëmje në Twitter pas njoftimit të kryeministrit Berisha për mbajtjen e referendumit për heqjen e imunitetit.

Në mesazhin e postuar në rrjetin social, Rama fton shefin e qeverisë që të votohet për të gjitha ndryshimet kushtetuese dhe të shihet se cila palë, pozita apo opozita, do të ketë mbështetjen e popullit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›