E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Reforma per nje shtytje te madhe drejt punesimit dhe rritjes ekonomike

Zgjodhën Shqipërinë për të bërë biznes, por kësaj here debati parazgjedhor i taksave nuk po iu pëlqen aspak.
Kryeministri ka ardhur në vendin e duhur. Takimi me biznesin e huaj i erdhi në dorë për t’i thënë se kryetarit të opozitës nuk mund t’i zënë besë.
“Qeveria ka qenë është e do mbetet qeveri e taksave të ulëta. Kam bindjen më të thellë se paratë në kontot e biznesmenëve janë më të vlefshme për shoqërinë se në kontot publike. Nuk do të ketë në mënyrë në absolute rritje taksash. Taksa progresvive në Shqipëri do të kulmonte informalitetin, do të ishte mesazhi më i gabuar që do t'u jepnin investitorëve të huaj, do të ishte dhe akt pabesie ndaj jush. Taksa progresive do të ishte goditje shkatërrimtare për procesin e punësimit.  Kam besim se qytetarët do të thonë fjalën e tyre të vendosur kundër kësaj takse”, vuri në dukje Kryeministri, lidhur me një shqetësim të tillë. 
Kryeministri Berisha parashtroi projekt reformat që parashikon forca e tij politike në katër vitete e ardhshme në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të biznesit të huaj në Shqipëri. 

Por përveç shpalosjes së hapave që do të ndërmerren, kreu i qeverisë u njoh dhe me shqetësimet e e këtij biznesi.  Në vlerësimin e tij, liria ekonomike është promotori i zhvillimit ekonomik.  “Investimet e huaja do të thonë punësim dhe u siguroj që qëllimi më madhor i reformave është punësimi i shqiptarëve. Ne do t’i japim një shtytje të madhe punësimit dhe rritjes ekonomike. Duhet të theksoj se vendi ka potenciale të mëdha turistike, minerale dhe gjatë katër viteve që vijnë do të ndërmarrim reforma më të thellë në drejtim të tregut të punës për ti dhënë fleksibilitetin më të lartë, pasi kriza faktoi se tregu u i punës është faktor më vete për thellimin e saj”, deklaroi Berisha.
Por edhe qeveria është në borxh me ta. Diku TVSh po ua heq qafe, por diku tjetër nuk ua ka rimbursuar.

“Ju siguroj se do bëjm gjithçka drejt rikthimit automatik të TVSh. E njohim që ky është një problem. Një pjesë e madhe e tij u zhduk me heqjen e tij për të gjitha inputet që nevojiten për prodhim. Mbetet pjesa tjetër. Do bëjmë cdo gjë, ligji është i mirë, por do bëjmë gjithçka për zbatimi  e tij. Pa rimbursim ulim kapacitet tona investuese dhe gjeruese të biznesit. Keni bërë hapa të shumta përpara sa i përket inftrastrukturës dhe energjisë që kanë dhënë efektet e duhura. Jemi të gatshëm të vendosim formën më të sigurt dhe më të shpejtë të disbursimit të saj. Të vendosim autoritetin tatimor përballë penaliteteve nëse e shtyjnë rimbursimin pa motiv ligjor. Nëse mungon ligji do vendosim ligjin. Nuk mundet kurrë  shteti të kërkojë borxhe po nuk pagoi borxhin. Shteti duhet të paguajë”, sqaroi Berisha.  

Dhoma Amerikane e Tregtisë shkoi më tej. Po punon kundër përpjekjeve të qeverisë për thithjen e invesimeve të huaja. Mesazhi që u ka dërguar investitorëve e pohon këtë. Sipas këtij mesazhi, investitorët theksojnë se “nuk jemi te suksesshem per shak te mjedisit jo të favorshëm për tërheqjen e investimeve të huaja. Pse kemi arritur në këtë konkluzion? Për shkak të mosrimbursimit të TVSh, mungesë së stabilitetit të ndryshimeve ligjore dhe mos mbledhjes së këshillit konsultativ të biznesit dhe të atij tatimor”. Kjo u prit keq nga Kryeministri. “UNCTAD thotë të kundërtën Shqipëria është ndër ato vende të pakta që ka marrë investime më shumë nga ç’mund të merrte. E rendit në vendin e 18 në botë për tërheqjen e investimeve të huaja. “Doing biznes” dhe raporte të tjera e rendisin Shqipërinë në 10-20 vendet e para në botë për regjistrimin e biznesit, garantimin e investimeve të huaja, lehtësitë e kreditimit, raportin paga-prodhim. Sentimentet personale duhet të jeni të kujdesshëm se mesazhi që ju thoni se i çoni biznesit është i pabazuar në realitetin shqiptar.  Zëri juaj dëgjohet me vëmendje në  mënyrën më të padiskutueshme. Shqyrtohet në mënyrën më serioze çdo diskutim që paraqisni. Jeni edhe në këshillin konsultativ të biznesit”, theksoi Kryeministri.  Ndër investitorët kryesorë në vend janë bankat. Në kohë krize nuk ka shqetësim më të madh për to se kreditë e këqija. Një këshillë dha Kryeministri.
“Bankat të mos bejnë asnje negociim me borxhlinjte e këqinj por te veprojnë për të marrë kolateralin sepse negociatat krijojnë precedent”, sugjeroi ai. Si përfundim kryetari i qeverisë i nxiti bizneset të mos stepen në zgjerimin e aktivitetit të tyre. U tha se reformat që po ndërmerren se fundmi me heqjen e TVSh se makinerive të importit apo të taksave për çdo të punësuar të ri, kanë si qëllim kryesor përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit dhe reformën e thellë në tregun e punës.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›