E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Reforma të thella por me konsultime

Për këtë arsye, kreu i qeverisë ka kërkuar konsultime të gjera me botën akademike, shoqërinë civile, qytetarët dhe grupeve të interesit.

Duke vlerësuar se "reformat janë "perpetua mobile" e kësaj shoqërie", Kryeministri Berisha theksoi se "në traditën më të mirë të qeverisë janë konsultat e hapura më të gjithë faktorët e rëndësishëm të shoqërisë shqiptare".

"Konsultat duhet të përfshijnë grupet e interesit, që për shkak të punës dhe profilit të tyre kanë dhe një ekspertizë të shkëlqyer. Konsultat duhet të përfshijnë detyrimisht edhe qarqet akademike të vendit, pasi nuk duhet të shkëputemi nga vështrimi kritik dhe oponenca e mendimit akademik", tha Kryeministri Berisha. “Qeveria po bënë përpjekje shumë të mëdha për të lehtësuar klimën e biznesit”, tha Kryeministri Berisha, që kërkoi që çdo problem të kalojë në debate të gjera jo vetëm në Këshillin e Biznesit por edhe me Dhomat e Tregtisë. Duke u ndalur te procesi i privatizimeve, Kryeministri Berisha vuri në dukje se "ky është një proces shumë i rëndësishëm pasi i jep një goditje fatale korrupsionit".

"Ky është qëllimi parësor i kësaj qeverie, sepse nuk ka asnjë gjë më të rëndësishme se sa integriteti i administratës publike në një shtet. Por nga ana tjetër, duke ndryshuar pronësinë dhe menaxhimin krijohen vlera shumë më të mëdha se sa këto prona të mbeteshin në duart e shtetit", tha Kryeministri.

Sipas tij "politikat e privatizimit janë politikat e tregut të lirë, politika që konsolidojnë sistemin mbi pronën private, ndaj dhe për hartimin e tyre duhet të organizohemi në debate me grupe interesi me qytetarët". "Shqipëria është ndër vendet më private në Evropë, pasi mbi 80 për qind të prodhimit bruto ne e kemi nga sektori privat", tha Kryeministri Berisha, duke përshëndetur të gjitha bizneset shqiptare që shënuan një rritje të eksporteve në dy muajt e parë të 2010.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›