E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rekord i xhiros se sipermarrjes

Rritja ekonomike dhe hapat e mëtejshëm drejt bashkimit të të gjithë shqiptarëve dominuan fjalimin e kryeministrit Berisha, në takimin e parë të qeverisë për vitin 2013.

Duke shpallur projektin “Të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me Europën”, Berisha foli për një tjetër “bum” të ekonomisë në vitin e lënë pas, përsa i përket vlerës totale të parave të qarkulluara.

”Vitin e kaluar ka pasur një rritje rekord të xhiros totale të sipërmarrjes”, u shpreh Berisha. “Kjo rritje tregon se fuqia blerëse në vend jo vetëm që nuk ka rënë, por është rritur. Të nisim këtë vit, me rritje të mëtejshme të mirëqënies për Sot vendosim për krijimin e Komitetit të Diasporës, një detyrim ndaj bashkëkombasve kudo në botë. I kërkojmë ndjesë shqiptarëve jashtë vendit, për mospatjen e mjaftueshme të mbeshtetjes së Shqipërisë deri tani

Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë qytetarët”.

Kryeministri konsideroi si tepër të rëndësishme datën 4 janar, për shkak se “do të hyjë në fuqi ligji për heqjen e TVSH-së për të gjitha makineritë prodhuese. Me këtë akt, i japim një ndihmë të madhe rritjes së prodhimit në Shqipëri. Rruga më e mirë për të përballuar krizën është nëpërmjet rritjes së biznesit dhe të eksporteve”.

Kreu i ekzekutivit shqiptar, kërkoi më shumë masa për të arritur një transparencë të plotë qeverisje, duke nisur nga “vendosja në ditët e ardhshme e sistemit dixhital të blerjeve të vogla”, “një linje telefonike pa pagesë në çdo Ministri, ku shqiptarët të mund të kontaktojnë lehtësisht” dhe “publikimi online i çdo shpenzimi që realizojnë Ministritë dhe qeveria në kohë reale”.

Në këtë mbledhje të kabinetit, kryeministri shpalli gjithashtu krijimin e Komitetit të Diasporës.

”Sot vendosim për krijimin e Komitetit të Diasporës, një detyrim ndaj bashkëkombasve kudo në botë. I kërkojmë ndjesë shqiptarëve jashtë vendit, për mospatjen e mjaftueshme të mbeshtetjes së Shqipërisë deri tani, por zgjidhja e kësaj situate është një përparësi madhore. Komiteti i Diasporës do të ndihmojë për këtë”, tha Berisha.

Gjithashtu, kryeministri kërkoi marrjen e masave për formimin e një kampionati mbarëkombëtar, që të përfshijë klubet shqiptare dhe ato kosovare në të gjithë sportet, në të njëjtën kohë që kërkoi krijimin e lehtësive shtesë për aksesin në vend për mediat kosovare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›