E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Salianji me agjendë personale, demokratët janë dëgjuar në votimet e brendshme

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cilësoi si “agjendë personale” takimet e ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji me bazën demokrate.

I pyetur në lidhje me takimin e djeshëm në Durrës, Berisha tha se Salianji “është anëtar kryesie i cili është i kooptuar në kryesi, i cili në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme, i cili ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizën dhe të gjitha”.

“Do të ketë agjendë personale, ta vazhdojë gjer në fund. I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me agjendë strikt private”, tha Berisha.

Berisha shtoi se nuk ka mashtrim me të madh se të deklarosh që militanti demokrat nuk dëgjohet.

“Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet. Këto katër vite militanti demokrat ka votuar sa kurrë në ekzistencën e tij. Dhe vota është mënyra më e mirë e dëgjimit. Pra, të zgjedhësh një agjendë personale, është një zgjedhje, të cilën unë nuk kam asnjë kundërshtim”, tha Berisha.

Sipas Berishës, në takim kishte edhe njerëz që kanë punuar për PS-në.

“Aty ishin një grup të pakënaqurish që nuk u futën në listat për deputetë, kishte të tjerë që punuan për PS, ç’është e vërteta dhe që kanë frikë analizën që do bëhet se do u dalë. Edhe njëherë i përgëzoj demokratët e Durrësit dhe i garantoj se do ketë një llogaridhënie të plotë nga të gjitha strukturat, të gjithë drejtuesit”, tha Berisha.

Të pranishëm në takimin e djeshëm ishin edhe anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, si dhe kandidati për deputet i qarkut të Durrësit Aulon Kalaja.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›