E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Shfrytezimi i ujerave per energjine perparesi

Kryeministri Sali Berisha deklaron se shfrytëzimi i ujërave për energjinë elektrike mbetet përparësi kryesore e qeverisë.

Në një takim me biznesin për energjinë, Berisha theksoi se qeveria është e vendosur të bëjë cdo gjë për suksesin e tyre.

“Qeveria enegjinë e rinovueshme e ka prioritetin e saj më madhor. Në këtë kontekst ajo është e vendosur të bëjë çdo përpjekje brenda ligjeve të vendit për suksesin tuaj. Ne e konsiderojmë potencialin hidrik si pasuri e të gjitha pasurive të kësaj toke dhe shfytëzimet e ujërave si përparësinë tonë më madhore. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për një zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë”, ka theksuar Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›