Berisha: Shqipëri-Kosovë, historia e vëllazërisë së të njëjtit komb e dy shteteve miq

Takimi me aktivistin e njohur kosovar është përqendruar në kontributin që ka dhënë vendi ynë për Pavarësinë e Kosovës dhe në aktivitetin e figurave të ndryshme që dobi të çështjes kombëtare.
Zyra e shtypit e kryeministrisë njofton se Berisha i ka shprehur zoti Gërvalla ndjenjat e simpatisë për të gjithë aktivitetin në dobi të çështjes kombëtare.
Nga ana e tij, Gërvalla shprehu vlerësimin më të lartë për veprimtarinë mbështetëse të Kryeministrit Berisha në përkrahje të çështjes së Kosovës.
Ai shprehu bindjen se kjo ndihmesë dhe përkrahje e Kryeministri Berisha dhe e qeverisë shqiptare do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në konsolidimin e shtetit të ri demokratik të Kosovës.
Hysen Gërvalla është një prej figurave të lidhura ngushtë me luftën dhe procesin e Pavarësisë së Kosovës. Ai është vëllai i madh i vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, të cilët u vranë vite më parë nga UDB-ja.
m.xh/NOA