Berisha Shqiperia klime te shkelqyer per biznesin

Kryeministri Sali Berisha shprehu mirënjohjen ndaj Bankës Islamike për Zhvillim duke theksuar se falë saj janë financuar dhjetëra projekte në të gjithë vendin: furnizim me ujë, trajtim i ujërave, rrugë, autostrada, shkolla, qendra shëndetësore dhe të gjitha këto “janë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë në këto 20 vite”.
Gjithashtu Berisha deklaroi se “segmenti më i rëndësishëm i korridorit të 8, Tiranë-Elbasan, ndryshoi në mënyrë rrënjësore transportin për të gjithë shqiptarët.”
“Shqipëria ka bërë përpjekje për të siguruar një klimë të mirë për biznesin. Kemi bërë përpjekje për të lehtësuar burokracinë në shpatullat e biznesit”, shtoi kryeministri.
Më tej, Berisha nënvizoi se “Shqipëria është vendi i privatizimeve të mëdha”.
“Tani e ka radhën Albpetroli. Disponojmë aktualisht fushën më të madhe të naftës në Europë. Perspektivat e hidrokarbureve janë shumë të mëdha”, theksoi Sali Berisha.
“Shqipëria ka potenciale të mëdha: pasuri të mëdha ujore. Ka një garë për energjinë e rinovueshme. Lumenjtë nuk janë të mëdhenj, por japin rendiment të mirë. Ka potencial të jashtëzakonshëm turistik. Malet kanë bukuri mahnitëse dhe mijëra turistë europianë udhëtojnë”, përfundoi Berisha duke ftuar investuesit e huaj të vijnë në Shqipëri për të shfrytëzuar këto potenciale.