E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Stabilitet ekonomik deri ne dorezimin e qeverise PS shenja revanshi

“Përmbushja e objektivave të prgramit është shuëm e rëndësishme dhe objektivi kryesor stabiliteti ekonomik deri në ditën që ia dorëzojmë mazhorancës së re”. Ka qenë kjo përgjigjia e kryeminsitrit në detyrë Sali Berisha ndaj deklaratave të socialistëve, të cilat i ka quajtur shenja revanshi të papranueshme dhe dëshmi e një epshi për pushtet të papërmbajtur.
“Do t'i diktojë qeverisë detyrën rregullat që janë të shkruara në Bangladesh vend demokratik, por ata kanë kushtetutë kujdestare. Ky model në Europë nuk ekziston. Në Erupoë e SHBA ka akte të qarta, të cilat ekzekutivit i njohin kompetenca të plota gjer ditën e instalimit të pushtetit të mazhorancës tjetër”.
Po kështu Berisha edhe për pretendimet për auditin ndërkombëtar.

“Ka dhe disa pretendime që vijnë nga mosnjohja totale e realitetit sic është ideja e auditit ndërkombëtar. Zotërinjtë duhet ta dinë se auditi ndërkomëbtar është online i përditshëm, i përjavshëm, i përmuajshëm. Shqipëria është një nga vendet e pakta që boton, publikon në faqen e thesarit cdo qindarkë që shpenzohet në territorin e Republikës nga buxheti shtetit të nesermen e shpenzimit të tij. Dhe këtë mund ta kontrollojnë pa asnjë vështirësi. Auditin më të shkëlqyer të financave shqiptare ia ka bërë dhe bën në Londër ku eurobondi i Shqipërisë nga 7.6% interes që u ble në fillm ka zbrituir në 5.6%.”- thaksoi Berisha.

Ai ka folur gjithashtu edhe për rritjen ekonomike gjatë tremujorit të parë të vitit 2013, e cila sipas tij është më e lartë në në të njëjtën periudhë të 2012. Berisha theksoi se sipas KE suituata ekonomike në Shqipëri vijon rritje ekonomike progresive.

Beqja: Qeveria aktuale të sillet si kujdestare e rotacionit
Nderkohe ne nje dalje publike nga selia e Partise Socialiste, sekretari per programin Ilir Beqja kerkoi qe qeveria aktuale te sillet si kujdestare e rotacionit te qete te pushtetit dhe te mos marre vendime qe demtojne ekonomine. Beqja kërkoi nga Ministria e Financave të bëjë publike treguesit fiskalë për 6 muajt e parë të vitit.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›