Berisha: Të lehtësohen procedurat e kalimit kufitar
Por, sipas tij këto lehtësira duhet të bëhen pa cenuar sigurinë, në kushtet kur numri i turistëve që hyjnë në vend është relativisht i madh në këto ditë vere. Berisha e cilësoi Shqipërinë një destinacion turistik shumë të rëndësishëm, duke kërkuar nga institucionet përkatëse angazhimin maksimal në ofrimin e një shërbimi sa më të mirë në pikat e kalimit kufitar, pa cënuar kushtet e sigurisë. Kryeministri shprehu nevojën e bashkëpunimit me të gjitha agjencitë që ushtrojnë kontroll në pikat e kalimit të kufirit.
"Ju thirra që të gjykojmë dhe të dalim me një vendim, në rast se është e nevojshme me një vendim qeverie, ose me një marrëveshje të përbashkët midis të gjitha agjencive, që ushtrojnë kontroll në pikat e kalimit të kufirit", u shpreh Kryeministri gjatë këtij takimi.
Duke vlerësuar sistemin e kontrollit në pikat doganore të Morinës dhe Muriqanit, z. Berisha kërkoi që të ndiqen të njëjtat praktika edhe në pika të tjera, duke lehtësuar sa më shumë të jetë e mundur fluksin e të ardhurve në këto ditë të sezonit turistik. Kreu i ekzekutivit kërkoi nga ministrat e pranishëm ndjekjen e shembullit të vendeve të tjera, të cilat ofrojnë praktika të standardeve të larta bashkëkohore në kontrollin e kufijve, duke lehtësuar burokracitë dhe ruajtur sigurinë.
Në takim ishin të pranishëm ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, Ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacioneve, Solol Olldashi, ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, zv/ministri i Financave, Florian Mima, Drejtori i Doganave Endri Pema, si dhe zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliqi.