E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: TAP, kryeprojekti në procesin e një industrializimi

Kryeministri Berisha

TIRANE- Kryeministri i vendit, Sali Berisha, duke garantuar se qeveria qe drejton do te beje gjithcka nevojitet per infrastrukturen e zbatimit te projektit te gazsjellesit TAP e ka cilesuar ate si kryeprojektin e vendit në procesin e industrializimit.

Deklaraten Berisha e ka bere gjate fjales se tij ne konferencën për Zhvillimin e Tregut të Gazit në Shqipëri.

“TAP është projekti më i madh në fushën e energjisë në fillimet e këtij shekulli, është projekti më fizibël që u bën nder të vecantë atyre që kanë vite që punojnë me përkushtim të madh me këtë projekt. Projekti më strategjik për Evropën, pasi balancon dhe diversifikon burimet energjetike të saj sikundër lidh korridore energjetike rajonet e saj dhe më pas zona të tjera. Për ne, Tap është kryeprojekti në procesin e një industrializimi”- tha Berisha.

Sipas tij, qeveria po bën gjithçka për të përmbushur cdo detyrim që rrjedh ndaj palëve për një partneritet luajal dhe serioz në këtë projekt të madh.

“Shqipëria u është mirënjohës partnerëve të saj në këtë projekt për gatishmërinë që kanë shprehur për masterplanin e gazifikimit, i rëndësishëm që qytetarët shqiptarë të përfitojnë në maksimum nga përdorimi në shkallë të gjerë i gazit në të katër skajet e vendit”- tha kryeministri.

Berisha garantoi se Shqiperia eshte e vendosur të bashkëpunojë për zgjerimin e hapësirave të tregut për këtë projekt në veri të Ballkanit e më gjerë dhe të vërë në dispozicion depot natyrore të gazit dhe të parashikojë bashkëpunim në të gjitha rrethanat e zbulimit të depozitave të gazit në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›