E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Taksa progresive, matematika kokëposhtë e Ramës

Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar dhe njëherë kreun e PS, Edi Rama lidhur me programin e tij ekonomik dhe taksën progresive, që sipas tij ka si rezultat shuarjen nëpërmjet taksave të qindra mijërave vendeve të punës. Duke folur në panairin”Work & Study”, Berisha tha se për një shoqëri të lirë bazuar në vlerat e tregut rezultante e të gjitha rezultanteve është punësimi i qytetarëve dhe jo matematika kokëposhtë e Ramës.
 

“Panairi i punes dhe studimit”, është dëshmi i një potenciali të madh të bizneseve për gjenerim të vazhdueshëm të vendeve të punës. Për një shoqëri të lirë bazuar në vlerat e tregut rezultante e të gjitha rezultanteve është punësimi i qytetarëve, përbën kushtin themelor që cdo qytetar të mund të ndërtojnë jetën e tij dhe familjes së tij. Ndaj ju përgëzoj për këtë cështje që e keni vendosur në fokus të këtij panairi. Ju këtu vini për të demostruar potencialet tuaja të punësimit, një lajm i mirë për mbarë Shqipërinë. Fakti që ofrohen 3000 vende pune dhe prospekte për vende të tjera pune është një lajm i mirë. Të gjenerojmë vende të reja pune për të rinjtë shqiptarë dhe qytetarët shqiptarë” tha Berisha.
 

I bindur në një mandat të tretë 2013- 2017, kryeministri Berisha u premtoi bizneseve se sa të jetë ai në pushtet nuk do të ketë rritje taksash, por vetëm ulje të mëtejshme.
 

Berisha solli dhe njëherë në vëmendje faktin se Shqipëria edhe pse me një Europë të pllakosur nga kriza ka pasur një rritje ekonomike dhe punësim në vazhdimësi dhe ulje të qëndrueshme të papunësisë në vend.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›