Berisha: Të dëgjohet zëri i fëmijëve
TIRANE- Qendrim me te qyteteruar, njerezor e ne mbrojtje te femije ka kerkuar kreu i qeverise, Sali Berisha. Duke folur ne konferencën për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve, kryeministri apeloi per te degjuar zerin e femijeve, si nje e drejte e pamohueshme e tyre, nga familja dhe gjithe shoqeria.
Ai garantoi se qeveria qe drejton do të bëjë gjithçka dhe do të mbështesë çdo inisiativë që ka në thelb mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve. “Do të bëjmë gjithçka për të përmirësuar sistemin social të ndihmës për fëmijët, çerdhet dhe kopshtet. Nuk ka dhe nuk mund të ketë temë më të rëndësishme dhe çështje më të dhimbshme dhe më problematike sesa dhuna ndaj fëmijëve”- tha Berisha.
Sipas tij, dhuna ndaj fëmijëve është disa herë më e madhe se ajo që imagjinohet.