E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të hiqet çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend kërkoi që të ndërhyhet për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik.

Sipas Berishës, vendet anëtare të BE-së subvencionojnë naftën për fermerët, teksa shtoi se “Gjermania e rriti këtë vit subvencionin dhe mundet edhe vendet e tjera”.

“Të shkosh dhe të deklarosh vetëm pse janë socialistë dhe mund t’u thuash çdo gjë, se Europa nuk subvencionon më naftën, bën një akt cinik, një mashtrim ndaj rreth 40 përqind të shqiptarëve’, tha Berisha.

Berisha tha se duhet të “rikthejmë me ligj subvencionin e naftës duke hequr ndaj saj çdo taksë jo vetëm për fermerët, por edhe për transportin publik”.

“Ju e morët vesh se u pakësuan me 40 përqind linjat e autobusëve, ndaj dhe të bëjmë këtu një ndërhyrje urgjente që të subvencionojmë fermerët”, tha Berisha.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›