E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Te votohen ligjet ne Kuvend per integrimin e vendit

Kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, i bëri thirrje kreut të Partisë Socialiste të votojë tre ligjet e mbetura pezull në Kuvend në mënyrë që vendi të ecë para me integrimin në BE.

“Ftoj Ramën të autorizojë deputetët të shqyrtojnë ligjet e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar. Votimi i ligjeve të kërkuara nga KE bëhet për të ecur para në integrimin e vendit”, theksoi Berisha, i cili shtoi se është i hapur “për vërejtjet dhe sugjerimet që kanë socialistët”.

Ditën e martë, kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se opozita do të votojë tre ligjet e mbetura pezull në Kuvend, vetëm pasi të zhbllokohet çështja e qarkut të Fierit. Në lidhje me këtë, kryeministri theksoi: “Në rast se Rama dyshon në statusin aktual të qarkut të Fierit, unë i ofroj një kompromis të qartë politik: secili nga anëtarët e qarkut t’i nënshtrohet nocionit të besimit.”

Duke folur më pas për festimet e Pavarësisë, Berisha u shpreh: “Rama do të jetë me ne në datën 28 në Vlorë, por Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, nuk mund të përjashtohet nga festimet. Pretendimet se data 28 nuk do të festohet në Vlorë është një absurditet, por nuk mund të mendohet të përjashtohet Tirana nga festimet. Tirana është e të gjithë shqiptarëve.”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›