Berisha Te votojme heqjen e imunitetit

Kryeministri Sali Berisha ftoi sërish kryetarin socialist Edi Rama që të
lerë mënjanë retorikat dhe të votojnë së bashku për heqjen e imunitetit
në seancën e 6 gushtit.
"Ne kemi në dorë të rrëzojmë së bashku murin e korrupsionit, që i ka zënë derën procesit të integrimit të vendit. Të votojmë në një akt historik, një hap që e presin shqiptarët kudo që ndodhen, sepse duan progresin e Shqipërisë drejt Europës", tha Berisha.
Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha u shpreh se maxhoranca tashmë ka bërë çdo lëshim që ka kërkuar opozita, me qëllim heqjen e imunitetit.