E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Te zgjedhim presidentin me konsensus te gjere

Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi Partia Demokratike do të marrë masat që përfaqësuesit e saj të takohen me ata socialistë, në kuadër të bisedimeve për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Vetë Berisha duket se nuk do të takohet me kryesocialistin Edi Rama, pasi sipas kryeministrit, edhe reformat më të thella në historinë e vendit janë realizuar edhe pa u zhvilluar një takim mes tij dhe Ramës.

Pasi përfundoi takimet me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe më pas me drejtuesin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Berisha deklaroi për mediat, se në bisedat e zhvilluara pati një vullnet të qartë për një proces transparent, serioz dhe dinjitoz, për të bërë çdo përpjekje që procesi të ketë mbështetjen më të gjerë në Parlament.

"Në rast se mbizotëron realizmi, mbizotëron vullneti për t'i dhënë vendin në përputhje me Kushtetutën, por edhe me mbështetjen më KM mund te takoje te tjeret per teatrin e tij,jo Partine Socialiste.Nese do negociata me ne, duhet te biem dakord paraprakisht modalitetet

Edi Rama
Reagimi ne Twitter të gjerë të mundshme Presidentin që meriton, kjo mund të realizohet edhe në raundin e parë", tha Berisha, i cili shtoi se e hëna do të jetë dita kur do të nisë diskutimi edhe për emra të përveçëm, duke mohuar se deri tani të jetë biseduar për individë të caktuar që mund të jenë kandidatë për postin e kreut të vendit.

"Me zotin Rama edhe pa u takuar fare kemi marrë reformat më të thella në historine e vendit. Ky nuk është show, thelbi është ai që ka rëndësi për mua", tha Berisha, duke shtuar se nuk ka asnjë lloj problemi mes tij dhe kreut socialist.

Berisha takon Metën

Kryeministri Sali Berisha deklaroi pas takimit të zhvilluar te premten në Kryesinë e Kuvendit, me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, në kuadër të turit të bisedimeve për presidentin e ri të Republikës, se është rënë dakord që të bëhet çdo përpjekje në mënyrë, që kreu i ri i vendit të zgjidhet me konsensusin më të gjerë të mundshëm.

Duke folur për mediat, Berisha ftoi kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, që të mandatojë edhe dy bashkëpunëtorë, për të diskutuar rreth këtij procesi.

"Unë kam mandatuar Patozin dhe Spahon. Edhe Rama të mandatojë bashkëpunëtorët e tij, për të patur kontakte të vazhdueshme rreth këtij procesi. Ne synojmë një proces civil të qytetëruar, të përgjegjshëm dhe kushtetues", tha Berisha.

Kryeministri shprehu vullnetin e maxhorancës për të bërë gjithçka që zgjedhja e presidentit të bëhet që në raundin e parë, duke patur kandidat serioz dhe dinjitoz për këtë post, por nuk foli per ndonjë emër konkret.

Berisha vlerësoi se në takimin e zhvilluar me Metën, aleatin kryesor të PD-së në koalicion, është rënë dakord që kreu i vendit të zgjidhet me konsensus.

Më herët ishte Meta, i cili theksoi për mediat se ne takimin me Berishen është nënvizuar rëndësia, që zgjedhja e presidentit te vleresohet si nje moment kulmor i nje procesi.

"Ne shprehem vendosmerine e LSI-së per t'i kontribuar ketij procesi qe te jete sa me konsensual, te behen te gjitha perpjekjet qe presidenti te zgjidhet qe me raundin e pare dhe te jepet nje mesazh i pjekurise politike, i klases sone politike, ne radhe te pare per qytetaret shqiptare,  por edhe per partneret tane nderkombetare qe ne vjeshten e ketij viti do te bëjnë një vlerësim per ne", tha Meta.

Edhe kreu i LSI-së bëri me dije se në bisedime nuk është folur për emra konkretë, por për rëndësinë që ka procesi që duhet të jetë konsensual. "Vullneti i duhur per ta kristalizuar kete proces, mund te sjelle nje dhe disa emra te pranueshem, me gjere se maxhoranca aktuale ne parlament. Per ne nuk eshte e rendesishme te paragjykojme se nga duhet te vijne emrat, per ne i rendesishem eshte sinqeriteti i vullnetit per te patur nje president te mbeshtetur me gjere se maxhoranca", tha Meta.

Zgjedhja e presidentit
Biznesi: Jo krizë presidenciale
Zgjedhja e presidentit
Presidenti, PD ngre grupin negociator

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›