E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Topi perpjekje per te dhunuar Kushtetuten

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në një konferencë për media se nuk ekziston asnjë ngërç midis Parlamentit dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa theksoi se ka një përpjekje të re për të dhunuar Kushtetutën e vendit nga Presidenti.

Duke sulmuar presidentin Topi, Berisha theksoi se kreu i shtetit 'shkelmoi' vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa është përgjegjës për bllokimet e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës së Lartë

Duke folur për zhvillimet e fundit në KLD, Berisha përkrahu qëndrimin e dhënë nga ministri i kabinetit të tij, Eduart Halimi, lidhur me zgjedhjen e numrit dy të Këshillit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›