Berisha Tregtia rritje mbi parashikimet

Sipas Kryeministrit Sali Berisha, tregtia në Shqipëri po njeh rritje mbi
parashikimet, ndërsa është rritur edhe fuqia blerëse në vend.
"Qarkullimi i gjakut' të ekonomisë shqiptare është në gjendjen më të mirë. Nuk ka rritje të papunësisë, por ka rënie progresive të saj", tha shefi i qeverisë në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Ministrave.
Kryeministri bëri me dije se eksportet shqiptare kanë një rritje prej 22 për qind në vlerë, ndërsa në tërësi rritja e eksporteve është dyshifrore.
Kryeministri Berisha i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për shifrat e Institutit të Statistikave duke theksuar se kryesocialisti Rama në vend që të bëjë betejë me statistikat bën mirë që t`i shqyrtojë.