Berisha Treguesit e ekonomise tani rezultojne me te larte se kurre
“Ky 3-mujor u mbyll me rezultate konkrete në prodhim dhe të ardhurat ekonomike, më mirë se çdo 3-mujor tjetër në historinë e vendit”.
Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, duke cituar treguesit më të fundit pozitivë ekonomikë të vendit.
Sipas tij, eksportet kanë një rritje totale prej 68%, ku ato “Made in Albania”, përbëjnë pjesën e luanit.
“Vendimi i fundit që mori qeveria për të hequr tërësisht tarifën për mallrat e importuara nga sipërmarrjen fason, është një masë tjetër që do të fuqizojë dhe do të ndihmojë shumë zhvillimin e këtyre ndërmarrjeve, prodhuese-eksportuese, tërësisht shqiptare.
Por edhe në krijimin e dhjetëra mijëra vendeve pune të reja, si dhe ftesë për investitorët e huaj të vijnë në vendin tonë”, bëri me dije kreu i qeverisë.
Nga ana tjetër, ai tha se për t’u vlerësuar është edhe performanca e të ardhurave, që paraqitet shumë e mbarë.
“Kjo do të thotë se qeveria, ka përmbushur treguesit makro-ekonomikë të vendit, të cilat i kishte vënë si objektiv vetes”, përfundoi fjalën e tij Berisha, para grupit të deputetëve demokratë.