Berisha: Ulja e çmimit të energjisë nuk është për ata që janë në vështirësi ekonomike

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se “ulja e çmimit të energjisë për ata që konsumojnë shumë është një mashtrim, pasi kjo do të thotë ulje për ata që janë të pasur dhe jo për ata që janë në vështirësi ekonomike”.
Në një prononcim për media Berisha tha se “kjo lëvizje favorizon ata që konsumojnë sasi të mëdha energjie, si në rastin e vetë Ramës, dhe shtoi se ky është një shembull i pabarazisë ekstreme dhe hipokrizisë”.
“Partia Demokratike është e palëkundur në kërkesën e saj për një ulje të çmimit të energjisë në përpjesëtim me rrogat dhe pensionet e qytetarëve që fitojnë më pak. Ai gjithashtu kërkoi ulje të çmimit të energjisë për bizneset, veçanërisht për bizneset e vogla”, tha Berisha.
Kreu i PD-së u shpreh se “çmimi i energjisë për shqiptarët në vitin 2013 ka qenë shumë më i ulët dhe aktualisht është rritur në mënyrë të padrejtë, duke dëmtuar qytetarët”.
“Partia Demokratike do të përmbysë shpërndarjen e të ardhurave kombëtare për të ndihmuar qytetarët të çlirohen nga varfëria”, tha Berisha.
/k.s/j.p/