Berisha: Veliaj në SHBA, për azil! Kreu i PD publikon biletën: Kthimi më 18 janar, Rama e lëshoi kryebashkiakun

Më 28 dhjetor, kryebashkiaku Erion Veliaj udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një kohë që ai po hetohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se qëllimi i vizitës së Veliajt në SHBA është për të fituar azil politik.
“Tani ka deklaruar se për dy ditë jam në Tiranë, sikundër iu bëj thirrje organeve ligjzbatuese në SHBA të bëjnë gjithçka për rikthimin e tij në Tiranë në qoftë se ai tenton të kërkojë në këtë vend apo në atë vend azil politik. Nuk mund të përdorë SHBA për akte të tilla fugjitive. Kë do takojë ai atje? Këtu në bashki ka deklaruar se unë po shkoj se këtu nuk e zgjidha dot, ta zgjidh atje. Çfarë do zgjidh ai atje? Duke kompromentuar kështu edhe mbrojtës. Departamenti i Shtetit kishte këtu një zëvendësndihmëssekretar, erdhi kastile për çështje të korrupsionit. Çfarë don ky që shkon atje? Ndaj dhe thirrja ime është për organet ligjzbatuese të SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e tij në Shqipëri nëse ai tenton të devijojë fluturimin apo të zgjasë kohën e qëndrimit”, tha Berisha.
Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama e la të vetëm Veliajn në betejën e tij para drejtësisë.
“Erion Veliaj e paraqiti veten kudo si pasardhësin e Edi Ramës, gjë e cila tmerroi Ramën dhe Linda Ramën, që ti themi gjërat siç janë. Dhe kjo nuk mund të pranohej. Në raste se kujtoheni ju, dy vjet më parë, Edi Rama dërgoi Belindën si të deleguar të PS-së për Tiranën, por çfarë ndodhi? E tërhoqi, po, po. E për të mos e zgjatur shumë, lexo pak çfarë i tha Rama Zërit të Amerikës. Zërit të Amerikës i tha se, çdo njeri mund të hetohet. E bëri si çdo njeri atë, e shumëzoi me afër zero. E bëri me gjysëm hiçi. Por jo çdo njeri që hetohet, fajësohet. E lëshoi komplet”, tha Berisha.
Në konferencën e fundiviti me gazetarët, lideri demokrat paralajmëroi mazhorancën për shkërmoqje politike në zgjedhjet e pranverës.
“Pseudomazhoranca apo narkomazhoranca po shkon drejt një shkërmoqje të plotë dhe me 11 maj nuk dihet nëse do ketë nam apo nishan”, tha Berisha.
Sa i takon mosbindjes civile, Sali Berisha nënvizoi se ajo do të vijojë dhe do të marrë forma të ndryshme./vizionplus.tv