Berisha Vizat na lini te marrim masa
Berisha Vizat na lini te marrim masa Perpara se vendet te penalizohen do te ishte me mire qe shtetet e Ballkanit perendimor te ndermarrin nje seri masash per te frenuar numrin e larte te kerkesave per azil. Keshtu eshte shprehur kryeministri Berisha gjate fjales se tij ne diten e pare te forumit ministerial te BE-se me titull Ballkani perendimor per ceshtjet e drejtesise dhe te brendshme ne te cilin ka qene e pranishme edhe komisionerja per punet e Brendshme Malmstrom. Kreu i qeverise tha se ndonese Shqiperia nuk radhitet ne shtetet qe kane numer shqetesues kerkesash eshte e gatshme te ndermarre nje seri masash kufizuese. Ne takimin e 25 tetorit Komisioni Evropian shprehu zyrtarisht shqetesimin per fluksin e larte te azilkerkuesve ne disa vende evropiane. Ministrat e Brendshem propozuan nje kthim te perkohshem gjashtemujor te vizave deri ne zbatimin e masave qe do te kufizojne kete numer. Numri me i madhi personave qe kerkojne strehim ne Evrope krahas azilkerkuesve nga Pakistani Siria dhe Afganistani jane nga Serbia qe mban vendin e dyte per nga kerkesat dhe Maqedonia e cila renditet e gjashta. Ndonese me numer me te vogel ne listen e zeze eshte edhe Shqiperia. Muajin e kaluar Belgjika ktheu 51 shqiptare kerkesa e te cileve per azil eshte refuzuar. Sipas statistikave zyrtare nga ky shtet cdo muaj regjistrohen te pakten 70 kerkesa per azil ne Belgjike.
Komente
Facebook