E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Vota kunder e opozites per buxhetin e dhimbshme

Nga salla e Kuvendit, Kryeministri Sali Berisha akuzoi opozitën se e ka shndërruar Parlamentin në një shoë kundër buxhetit më të madh.

"Opozita shikon te buxheti tmerrin e vërtetë të qershorit", Berisha.

Sipas Kryeministrit, është e dhimbshme që opozita votoi kundër buxhetit që rrit të ardhurat e 800 mijë shqiptarëve.

"Opozita nuk votoi buxhetin që në vlerë është 9 miliardë lekë më shumë se buxheti i para 8 viteve. Nuk votoi buxhetin sepse gjithcka e bazon në mashtrimet që u bën shqiptarëve", tha Berisha.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi nga foltorja e Kuvendit deklaroi se opozita nuk e votoi buxhetin sepse nuk ndihmon në rimëkëmbjen e ekonomisë, nuk ndikon në zbutjen e krizës ekonomike, ky buxhet e rrit borxhin, nuk e zbut varfërinë, e rrit papunësinë dhe e përkeqëson fuqinë blerëse.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›