E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Vullnet per finalizim ne kohe te Reformes Zgjedhore

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se maxhoranca ka vullnetin e plotë për të finalizuar reformën zgjedhore.

Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, Berisha theksoi se për reformën çështjet e mëdha janë diskutuar dhe se ekziston mundësia për të përmbyllur këtë proces në kohë.

"Për reformën do të na ndihmojë ekspertiza e shkëlqyer e OSBE-ODIHR. Në kërkojmë respektimin e standardeve ndërkombëtare për listat e zgjedhësve. Nëse ODIHR bie dakord me masat ndëshkuese që kërkon opozita ne jemi gati t'i votojmë", tha Berisha.

Në kuadër të kësaj reforme, Berisha theksoi se duhen shtuar qendrat e numërimit, duke e konsideruar të drejtë kërkesën e opozitës për rritjen e minimumit të numëruesve nëpër qendra.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri përmendi edhe Paradën e Krenarisë, të paralajmëruar që do të mbahet më 17 maj, duke theksuar se Tirana është qytet i tolerancës dhe se nuk do të pengohet asnjë individ për të marrë pjesë në këtë event të komunitetit në fjalë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›