E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Wikileaks pasqyre e shtypit shqiptar


Gjatë konferencës për shtyp me presidentin e Hondurasit, kryeministri Berisha ka folur edhe për kabllogramet e Wikileaks, duke e i cilësuar ato si një pasqyrë të shtypit të manipuluar shqiptar.

“Kam gjetur aty një pasqyrë të shtypit të përditshëm shqiptar. Akuza dhe ndërakuza të ndërsjella që forcat politike ia adresojnë njëra-tjetrës. Wikileaks është një Arsen Lupen i kohërave moderne”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, nuk mund të merren për të mirëqëna dokumente që janë grabitur në mënyrë ilegale.

“Ne kemi pasur një qëndrim për Wikileaks. Zotëria ka bërë një vjedhje dhe kjo nuk e ndryshon qëndrimin tonë. Zotëria, përmes një operacioni të paligjshëm, ka hyrë në kodet e transmetimit të vendit më të fuqishëm të botës”, ka pohuar Berisha.

Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zotëria, përmes një operacioni të paligjshëm, ka hyrë në kodet e transmetimit të vendit më të fuqishëm të botës

Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë Shteteve të Bashkuara janë shumë të mira.

“Marrëdhëniet me SHBA janë shumë të mira, po ashtu me zotin Arvizu. Akuzat e mediave s’i komentoj”, ka shtuar Berisha.

Më tej, në kuadër të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryeministri ka deklaruar se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën.

Berisha është shprehur i gatshëm edhe për ndërhyrjen e Komisionit të Venecias, sikurse kërkon Partia Socialiste.

“Jemi të gatshëm për Komisionin e Venecias. Gjithashtu, qeveria do pranojë cdo propozim konstruktiv nga opozita dhe do ta vlerësojë e shqyrtojë atë me seriozitetin më të madh. Ky është një qëndrim konstant i kësaj qeverie. E rëndësishme është që të punojmë bashkarisht për konsolidimin e shtetit ligjor, lirive dhe të drejtave të qytetarëve, etj”, ka shtuar Berisha. Wikileaks
Wikileaks, Olldashi mohon akuzat
Kabllogrami: Kriminelët që bëjnë ligjin në Kuvend
“Rebelimi demokratik i Berishës”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›