E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Zgjedhje te lira dhe te ndershme

Kryeministri Sali Berisha garantoi se Qeveria do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj për një proces zgjedhor të denjë për shqiptarët.

"Ne po bëjmë përpjekje për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe dinjitoz, si dhe për vendosshmërinë e qeverisë për një proces të civilizuar dhe të denjë", u shpreh Berisha, në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë.

Duke folur rreth takimit me Thaçin, Berisha theksoi se u bisedua për dialogun që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë të cilën ai e cilësoi si shumë të rëndësishëm jo vetëm për të dyja vendet por edhe për të gjtihë rajonin.

“Progresi në dialogun Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm për të gjtihë rajonin tonë pasi zgjidhja e një problemetike të shumtë të trashëguar nga e shkuara është një arritje e rëndësishme për këto dy vende të pavarura dhe për mbarë rajonin” tha Berisha.

Ai shtoi se nuk duhet të ketë dyshime për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes kryeministrave të të dyja vendeve

Nga ana e tij Kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve tona, ndërsa theksoi se e kishtr informuar homologun e tij për punën e institucioneve të Kosovës.

"Sot Kosova është njohur nga rreth 100 shtete", u shpreh Thaçi. Sipas Kryeministrit të Kosovës, synim është anëtarësimi në NATO dhe BE.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›