E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Zgjedhjet do jene te shkelqyera

Shqetësimet kryesore të Shoqatës së Transportuesve Shqiptare, sektor në të cilin janë të punësuar rreth 40 mijë persona, nuk lidhen më me rrjetin rrugor të brendshëm, pasi sipas tyre përmirësimi është i dukshëm.

Por duke qenë se puna kryesore e tyre lidhet me transportin ndërkombëtar, shqetësimi i tyre madhor ishte një ligj i 22 viteve më parë i vendosur nga Italia. Kostoja e këtij ligji për shqiptarët, ndryshe nga vendet fqinje, është 500-600 euro për cdo rrugë. Transportuesit fqinjë e kanë zgjidhur këtë problem me hapat që kanë bërë përpara në marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe për kryeministrin kjo është zgjidhja më e sigurtë. Zgjedhjet 2013Lleshi: Nuk jap dorëheqjenRama: Qeveria para në këmbim të votësSelami takon Moore “Të jeni të sigurtë se pas zgjedhjeve ne marrim statusin. Ne jemi të vendosur të bëjmë zgjedhjet me të mira. Do të bëjmë zgjedhje të shkëlqyera. Do meritojmë statusin dhe jo vetëm statusin. Do të plotësojmë të gjitha kushtet që të hapim negociatat si vend anëtar se statusi është një fazë. Faza tjetër është hapja e negociatave. Ne do të zbatojmë të gjitha detyrimet”, premtoi Berisha. Kryeministri siguroi transportuesit edhe për zgjidhjen e disa problemeve të tjera burokratike që i lehtësojnë ata nga disa detyrime. Shqetësimit të një transportuesi për taksim të 4-fishtë të automjeteve të tij nga Bashkia e Durrësit, kryeministri iu përgjigj se këshilli bashkiak ka cuar për hetim në prokurori kryetarin socialist të bashkisë për shpërdorim të kompetencave mbi taksimin. Sipas kryeministrit kjo bashki reflekton politikën e vërtetë të Partisë Socialiste ndaj biznesit. “E shihni ju këtë shokun që vrapon poshtë e përpjetë dhe thotë do të ul taksat. Këta janë filozofia e rritjes së taksave. Këtu në Durrës është vendi me taksa mbi biznesin e vogël, ndër më të lartat që ekzistojnë. Ti duhet të tatohesh mbi bazën e të ardhurave dhe xhiros, jo mjetet se ai të konsideron ty çdo mjet një biznes të vogël. Ajo që bën ai është një hile shumë e ligë”, tha kryeministri. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›