Berisha Zjarret te qellimshme. Opozita spekulon

Kryeministri i vendit, Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë
ka thyer heshtjen dhe ka folur në lidhje me situatën e zjarreve në
vendin tonë, duke theksuar se dëmet kanë ardhur në shumicën e rasteve
nga zjarrvëniet e qëllimshme.
"Në 99, 9 për qind të rasteve zjarret kanë qenë vepër e njeriut; piroman, keqdashës. Janë arrestuar mbi 70 persona të dyshuar të cilët janë kapur në flagrancë nga policia, ndërsa prokuroria i ka liruar”, theksoi kreu i qeverisë.
Vera e sivjetshme, e cila sipas Berishës ka qenë një ndër më të nxehtat ka sjellë dëme edhe në shumë vende të tjera të Europës, ndërsa ka “akuzuar” edhe terrenin e vështirë në disa raste, si ZjarretBulqizë, vatra të reja zjarri në pyjeLulëzon biznesi i qymyritPasdite në “TCH”: Shqipëria në flakë në Dajt që e ka vështirësuar punën për shuarjen e flakëve. Ai ka falënderuar për ndihmën e dhënë partnerët europianë si Turqia dhe Italia, që dërguan helikopterë për shuarjen e zjarreve në vendin tonë. Ai më tej ka akuzuar opozitën për spekulime dhe për mungesë solidariteti si dhe për faktin se shfrytëzon fatkeqësinë natyrore për kapital politik.
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri Berisha garantoi nxënësit dhe mësuesit se qeveria do të ketë si përparësi madhore arsimin duke modernizuar shkollat, përmirësimin e kushteve të mësidhënies dhe rritje rrogash për arsimtarët.
Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se arsimi në Shqipëri ka shënuar arritje pavarësisht problemeve që mbizotërojnë akoma.
"Rreth 65 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor në mbarë vendin. Në emër të qeverisë dua t`ju uroj të gjithë nxënësve të vendit një vit të mbarë dhe plot suksese. I garantoj nxënësi dhe mësuesit se për qeverinë arsimi mbetet çështja më serioze dhe më e rëndësishme. Shkollimi i fëmijëve tanë është dhe do jetë përparësi mbi çdo përparësi tjetër. Progresi i prekshëm me gjithë problematikën që ekziston është arritur. Sot ka një trupë pedagogjikë të vendosur dhe përkushtuar për të konsoliduar më tej arsimimin e fëmijëve, shkollimin e tyre, rritjen të cilësisë së mësimdhënies. Garantoj arsimtarët në gjithë vendin se do bëjmë gjithçka për kushte sa më optimale dhe do të rrisin në mënyrë të vazhdueshme rrogat e tyre,” tha Berisha.