E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se sipas qytetarit dixhital në SPAK po ndërtohet një minimaternitet, duke u dhënë ‘eco’ kështu thashethemeve se Balluku është shtatzënë.

Anisa Kadesha, RTSH: Meqenëse SPAK ka shtyrë afatin e hetimeve për çështjen Balluku, sikundër ka pasur dhe kontrolle. A mendoni se do të ishte një hetim i plotë nëse SPAK do të kërkonte heqjen e imunitetit të saj në Kuvend?

Sali Berisha: Anisa, nuk e di sa është e vërtetë, por qytetari dixhital më njofton se kanë filluar ndërtimin e një mini-materniteti në SPAK.
Kur të shkoj herën e fundit do të bëj inspektimin dhe ta verifikoj a është e vërtetë, pastaj do t’i përgjigjem pyetjes tuaj.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›