Berisha denoncon Paketën Fiskale: Rama u shpall luftë bizneseve. PD do ta anulojë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se po rrit barrën fiskale për bizneset shqiptare, duke paralajmëruar falimentime dhe humbje të vendeve të punës.
Në një videomesazh nga selia e Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se paketa e paralajmëruar parashikon rritjen e taksës mbi dividentin nga 8% në 15%, tatimfitimit nga 15% në 17% dhe uljen e pragut të TVSH-së nga 10 në 5 milionë lekë.
Sipas liderit demokrat, këto masa do të ndikojnë edhe në rritjen e çmimeve për qytetarët.
Berisha premtoi se kur PD të vijë në pushtet, do ta anulojë paketën dhe do të vendosë taksën e sheshtë 10%, do të rrisë pragun e TVSH-së në 15 milionë lekë dhe do ta ulë TVSH-në për ushqimet dhe mallrat bazë në 6%.