E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dhe Kadeli inagurojnë rrugën në Lezhë: Princip i opozitës, pazaret politike

Kryeministri Berisha bën daljen e parë në publik me një nga ish tre deputetët e larguar nga PS, pikërisht me zotin. Gjovalin Kadeli, i cili po gjatë ditës së sotme iu përgjigj pozitivisht ftesës së Kryeministrit të lançuar indirekt të enjten gjatë konferencës që zhvilloi me gazetarët.

Të shoqëruar edhe nga prefekti Pal Dajci dhe Ministri i Jashtëm Aldo Bumci, Berisha dhe Kadeli morën pjesë në inagurimin e rikonstruksionit të segmentit rrugor Lezhë-Kala-Lagjia Sheher.

Nga qyteti i Beslidhjes, Berisha ka garantuar so vota e demokratëve do jetë pro votimit të tre ligjeve për integrimin, por ka akuzuar opozitën se procesin e integrimit e përdori kryekëput për pazaret e saj politike, duke u bërë një dëm të madh qytetarëve shqiptarë.

Qeveria ka ndërmarrë të gjitha reformat për statusin, me 10 tetor 2011 KE rekomandoi marrjen e statsit për Shqipërinë. U gjykua nga opozita se më mirë të bllokohet statusi, se sa të vlerësohet qeveria shqiptare. Tani i bën ligjet si pazar, si pallati në pajë, ne do i votojmë por mbi to do rëndojë akti më i papërgjgjshëm, tregojnë se skanë asnjë princip përpos pazareve. Interesat e marrëveshjeve të cilat, cilësimin më të bukur ua bëri zoti. Majko si marrëveshje të 1 prillittha Berisha.

Kryeministri Berisha më tej është ndalur në disa nga pikat kryesore të programit të tij për mandatin e ardhshëm, si krijimi i vendeve të reja të punës, arsimimi i të rinjve, sistemi i taksimit etj. Mbi këtë ofertë të ofruar nga Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim, Berisha ftoi lezhjanët ti besojnë votën këtij koalicioni me 23 qershor, si e vetmja alternativë për të çuar përpara zhvillimin e vendit, përkundër alternativës së mashtrimit në kampin rozë.

Ata të cilët sulmojnë shkollat dhe universitetet e kanë shumë gabim, fyejnë qytetarin shqiptar dhe fëmijët e tij. Zoti na ka dhënë një dhunti shpirtërore, dëshirën për të shkolluar fëmijët tanë. Është e patolerueshme të shpallësh universitetet piramida. Rruga e shkollimit është rruga e punësimit, është e faktuar se ata që diplomohen shanset e punësimit i kanë dy herë më të mëdha se ata që nuk dimplomohen. Besojmë se me shkollimin e të rinjve u krijojmë më shumë shanse punësimi.Është e lehtë të marrësh përsipër akuza dhe përcmime, po cila është alternative jote? Të mbyllësh universitetet? Ne do bëjmë gjithcka për shkollimin dhe punësimin e të rinjve. Punësimi mbetet përparësia jonë më madhore. Ne hoqëm tatimin për të ardhurat personale, me të cilën bëmë që sipërmarrësit të kenë 10% më shumë të ardhura për investimet, përmirësimin e kushteve të punës, për punësimin e qytetarëve. Jemi të vendosur ta shndërrojmë Shqipërinë gjenerator të vendeve të reja të punës, hoqëm cdo lloj takse mbi cdo kapital të prodhimeve bujqësore.Cila është alternative tjetër? Rritje taksash dhe mashtrime të kohës së vjetër. Katër vitet që vinë jo vetëm sdo ketë rritje taksash, por ulje të tyre. Po ecim drejt zgjedhjeve me një program konkret si kurrë ndonjëherë, do ketë efekt të madh ndryshues, do rrisë më tej punësimin u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›