E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha dhe Spiropali, polemika pikante në Kuvend

Debate dhe përplasje politike janë shënuar në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendi i Shqipërisë mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha dhe deputetes socialiste Elisa Spiropali.

Gjatë fjalës së tij, Berisha komentoi marrëdhënien e Spiropalit me kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar:

“Ajo e quan pallosh i gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbe dhe të flak. Cila është arsyeja?”

Pas deklaratës së Berishës, Spiropali iu kundërpërgjigj nga foltorja e Kuvendit:

“Sali je i pabesueshëm sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh, edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kur të çlirosh sistemin, partinë, opozitën, mund të flasim këtu dhe termi doktor mund të të ngjisë më shumë. Sot për sot kontradikta e thellë e të qënurit edhe denoncues edhe garantues nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe i jep të drejtën qytetarëve të mos të të besojnë”.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›