E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dorëzon sot përgjigjet e Pyetësorit drejt BE-së


Kryeministri Sali Berisha dorëzon sot në Bruksel përgjigjet e Pyetësorit të Shqipërisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Berisha do t'i dorëzojë volumin, me përgjigjet e Shqipërisë, Komisionerit për Zgjerim, zotit Stefan Fule, me të cilin do të zhvillojë edhe një takim, e më pas një Konferencë për shtyp.
Objektivi politik i Shqipërisë është marrja e statusit të vendit kandidat në fund të këtij viti.

Në kuadër të vizitës dy ditore në Bruksel, Kryeministri Berisha do të jetë relator në konferencën ""Shqipëria drejt Bashkimit Evropian, një rrugë mbi meritën" organizuar posaçërisht për Kryeministrin e Shqipërisë nga Fondacioni Robert Schuman.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, Kryeministri Berisha do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, zotin Herman Van Rompuy.
me Presidentin e Komisionit evropian, zotin Jose Manuel Barroso si dhe do të zhvillojë një takim e më pas një Konferencë për shtyp me Presidentin e Parlamentit Europian, zotin Jerzy Buzek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›