E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha dy kërkesa për qeverinë/ “Subvencionim i plotë i biletës dhe ulje të çmimit të naftës”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë që të subvencionojë biletën e transportit urban dhe interurban në vendin tonë.

Në një dalje për media, Berisha tha se ky propozim i PD është i bazuar në praktikat europiane, duke përmendur këtu rastin e Gjermanisë.

Kreu i PD po ashtu ka kërkuar edhe përgjysmim të çmimit të naftës.

“Për shkak së pari të çmimeve stratosferike, të krijuara në mënyrën më artificiale nga bordet e Edi Ramës.

Për shkak të përdorimit të të ardhurave buxhetore nga Edi Rama dhe qeveria e tij në funksion të vjedhjes dhe shpërdorimit të tyre masiv, siç është rasti i disbursimit të vazhdueshëm të fondeve publike mbi veprën e krimit, të cilësuar të tillë, djegësat e Fierit dhe Tiranës. 

Siç është rasti i ligjit të Parlamentit për të financuar me qindra milion euro klientelën eEdi Ramë me të cilën ai ndan paratë, siç është rasti i prokurimeve, siç është ajo e Korridorit blu apo korridorit të Hajnisë. Të gjitha këto po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare. Buxhete familjare dhe ajo që po e ndjen në mënyrën më të fuqishme është turizmi.

Në këto rrethana emergjente PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e Shqipërisë. Ky propozim nuk është i pabazuar. Është i bazuar në një praktikë të cilën kanë vendosur një seri vendesh evropiane. PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksës së taksimit të naftës”, tha Berisha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›