E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha firmos vendimin per miratimin e marreveshjes TAP

Kryeministri Sali Berisha firmosi sot vendimin e qeverisë për miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Italisë për projektin për gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), marrëveshje e cila pritet të firmoset nesër të Athinë, nga pala shqiptare përmes zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës zoti Edmond Haxhinasto.

Marrëveshja mundëson bashkëpunimin ndërmjet tre vendeve për zbatimin e projektit të TAP, si një projekt me rëndësi strategjike për kontributin ekonomik e zhvillimor për të tre vendet, rajonin dhe më gjerë në Europë. Ky projekt veçanërisht për Shqipërinë paraqet mundësi për diversifikimin e burimeve të energjisë, përmes gazifikimit të vendit.

Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, në Europën Perëndimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›