E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha fliste me vete para vizitës së Bush, Liria i thosh: Mblidh veten! Këtu ka njerëz që të shikojnë

dokuViti 1994 ka qenë një nga më të vështirit për Sali Berishën, që atëherë mbante postin e presidentit. Ai humbi me një rezultat të thellë referendumin për Kushtetutën. Kjo ndodhi vetëm pak ditë para se Shqipëria të vizitohej nga ish-presidenti amerikan, Xhorxh Buxh.

Ish-korrespondenti i Zërit të Amerikës, Xhevdet Shehu, në një shkrim tek gazeta Dita rrëfen se Berisha ishte aq i tronditur para takimit me Bush, për shkak të referendumit, sa fliste me vete.

Atë ditë që u shpallën rezultatet, shefi im në Zërin e Amerikës më tha në telefon se në Shqipëri do të vijë për vizitë pas dy ditësh ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush U shtrua një drekë zyrtare në Pallatin e Brigadave. Të zotët e shtëpisë, domethënë Berisha dhe zyrtarët më të lartë të shtetit ishin në pritje të mysafirit. Ata ishin rreshtuar, në paradhomën e madhe ku ishte shtruar dreka, ndërsa ne, një grup tepër i kufizuar gazetarësh, të RTSH, ATSH dhe Zërit të Amerikës, ishim në gatishmëri për të kryer detyrën. Në pritje të ardhjes së Bushit nuk kishim se si të mos vërenim edhe nuancat më të holla, një lloj nervozizmi të përgjithshëm Ata ende nuk e kishin mbledhur veten nga humbja në referendum, sidomos Berisha e shprehte më shumë çoroditjen.  Njëri nga kolegët më preku në bërryl, duke më treguar me kokë Berishën Ai po fliste me vete! Dhe fjalët që mërmëriste i shoqëronte me grimasa ekspresive të fytyrës, si të aktorëve të pantomimave. E shoqja, Liria, e vëmendshme dhe e kujdesshme ndaj të shoqit, bëri sikur i pastroi një fije floku në sup, në fakt më tepër për ti thënë Mblidh veten! Këtu ka njerëz që të shikojnë. Por ai, si duket i bezdisur nga prekja e së shoqes, me një lëvizje të dorës i tha më lër rehat dhe vazhdoi të mërmëriste kushedi se çfjalë, me kushedi çpërmbajtje Vetëm ardhja e mikut amerikan ia ndërpreu monologun./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›