E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha fton qytetarët në foltoren qytetaro-parlamentare

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi opozitën dhe qytetarët të marrin pjesë në protestën e 24 nëntorit që do të zhvillohet përballë Kryeministrisë, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me pezullimin nga detyra e zv.kryeministres dhe njëherazi ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në emër të Partisë Demokratike Berisha kërkoi dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut.

“Kjo duhet t’u hapë rrugën zgjedhjeve të reja, të lira dhe të barabarta. Partia Demokratike e akuzon Edi Ramën si njeriun që, me veprimet e tij, po përpiqet të pengojë zbardhjen e të vërtetës për një vepër penale në të cilën është në rolin e organizatorit dhe urdhëruesit”, tha kreu i PD-së.

“Partia Demokratike fton qytetarët t’i bashkohen Foltores qytetaro-parlamentare përballë Kryeministrisë ditën e hënë, më datë 24, për t’i thënë ndal korrupsionit, marrjes peng të vendit dhe për dërgimin para drejtësisë të kusarëve që vodhën zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”, deklaroi Berisha.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›