Berisha garanton PPE Zgjedhje me standarde

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane që u mbajt në ditën e enjtë në Bruksel.
Berisha thotë se garantoi krerët e partive të djathta europiane për angazhimin e mazhorancës në përmbushjen e standardeve më të larta në zgjedhjet e 23 qershorit, ftoi të pranishmit të dërgojnë sa më shumë vëzhgues nëpërmjet ODIHR dhe denoncoi atë që ai e quajti “demonizim të zgjedhjeve nga ana e opozitës”.
“Në Samit mora fjalën dhe garantova të pranishmit me vendosmërinë e Partisë Demokratike dhe qeverisë për të garantuar zgjedhje të standardeve më Zgjedhjet 2013Monitorimi i zgjedhjeve nga ODIHR Mbrojtja e trashëgimisë Berisha: 16-vjeçarët duhet të votojnë të mira ndërkombëtare. Ftova të gjithë të pranishmit të dërgojnë nëpërmjet ODHIR vëzhguesit më të shumtë në zgjedhjet tona të përgjithshme sikundër denoncova përpjekjet e opozitës dhe mbështetësve të saj për demonizimin e zgjedhjeve”, thuhet në një deklaratë shpërndarë nga kryeministri Berisha nëpërmjet rrjetit social Facebook.
Ne samit merrnin pjesë Presidenti i Bashkimit Europian Van Rompuy, Presidenti i Komisionit Europian Barroso, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe 16 presidentë dhe kryeministra të partive të djathta vendeve anëtare të BE.