Berisha goditet me lotsjellës/ Rikthehet pas ndihmës mjekësore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është goditur me spraj lotsjellës dhe ujë nga policia gjatë tensioneve të krijuara në protestën e zhvilluar pas godinës së Kryeministrisë, pranë AKSHI.
Për disa minuta, Berisha është ndjerë keq, duke krijuar paqartësi nëse do të vijonte më tej marshimin. Situata shkaktoi shqetësim mes mbështetësve të tij, ndërsa ai mori ndihmën e parë shëndetësore nga të pranishmit në vendngjarje.
Pas rreth 15 minutash, kreu i PD-së është rikthyer sërish në protestë, duke vijuar pjesëmarrjen në tubim mes tensioneve që kanë shoqëruar zhvillimet në zonë.
Ngjarja ndodhi në kulmin e përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku u përdorën gaz lotsjellës dhe mjete për shpërndarjen e turmës.