E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha ‘hap thesin’: Do falim çdo gjobë dhe kamatë që nga koha e Ramiz Alisë

Gjatë një takimi me gratë në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se nëse vjen në krye të qeverisë do të falë çdo gjobë dhe kamatë që është vënë nga viti 1992 deri më 11 Maj.

“Ju e dini që ne kemi premtuar faljen e çdo gjobe për qytetarët shqiptarë që është vendosur para datës 11 maj e gjer në vitin 1992. Çdo gjobë, çdo kamatë zerohet, bëhet inekzistente për çdo gjë. Duam t’i çlirojmë qytetarët shqiptarë nga makthet e padrejtësive që ata kanë përjetuar ndër vite”, tha Berisha.

Kryedemokrati tha se qeveria aktuale kërkonte amnisti për grupet kriminale, ndërsa demokratët do të bëjnë amnisti për qytetarët dhe bizneset e ndershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›