Berisha i garanton mbështetjen investitorëve të huaj
Në takim ishin përfaqësuesit e kompanive “QMI”, “Doimo Group International” dhe “Ridderhaven”.
Ata i shprehen kryeministrit ambiciet e tyre për të investuar në këto fusha, dhe se qëllimi i investimit të tyre është kombinimi i projekteve në Kosovë dhe Shqipëri për të forcuar më tepër urat e lidhjes midis dy vendeve.
Në anën tjetër, kryeministri Berisha u siguroi atyre mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për zhvillimin e projekteve që ata do të paraqesin në fushat e energjisë, porteve dhe turizmit.
Berisha theksoi se zhvillimi i Shqipërisë dhe Kosovës do të ecin paralelisht dhe projekti i portit të Shëngjinit do të shoqërohet me projekte të tjera madhore bashkëpunimi.