E Enjte, 5 Nëntor 2026

‘Berisha i ka të gjitha mjetet, qoftë ato mediatike’/ Kadilli: Ai e ka humbur elektoratin shqiptar

Ish- deputeti Fatbardh Kadilli u shpreh se Berisha e ka humbur elektoratin shqiptar dhe se politika shqiptare kërkon një politikë të re, jo një politikë të vjetëruar, amatore, konfuze.

“Është lojë pushteti dhe Berisha ka më shumë vegla se lojtarët e tjerë, shfrytëzon dobësinë dhe nostalgjinë e demokratëve që e lidhin ekzistencësn e partisë me Berishën.

Ai ka të gjitha mjetet dhe hyn në njerezit e fuqishëm të vendit, qoftë dhe ato mediatike. Janë të lidhura interesat e pushtetit.

Shumë ndershëm nuk e kam përzier non-gratën në raportet me Berishën. Non-grata është vendim i një shtetit tjetër. Berisha e ka humbur elektoralin shqiptar gradualisht që nga ‘92 që për herë të fundit doli mbi siglën e PS. Zgjedhjet e 2009-ës pas një qeverisje të shkëlqyer dhe PS doli 10 mijë -20 mijë vota më shumë.

Shoqëria shqiptare nuk është e majtë , u nda me berishizmin që nga referendumi e pas. Në çdo sondazh nuk kap më shumë se 30 %. Ata që janë me Berishën e votojnë edhe pse është non- grata. Nëse hiqet non- grata nuk shtohet votat. Raportet me shqiptarët ai i ka të thyera. Shoqëria shqiptare kërkon një politikë të re, jo një politikë të vjetëruar, amatore, konfuzë. “ / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›