E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha i trembet garës: Nuk futem në listë të hapur si Rama unë, se s’dua ta kopjoj

Sali Berisha në konferencën me gazetarët këtë paradite, u shpreh se PD ende nuk përcaktuar asgjë në lidhje me listat e mbyllura dhe të hapura.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel Elda Menga nëse dhe ai do të garojë në listë të hapur, sikurse ka paralajmëruar Edi Rama, Berisha u shpreh se nuk e imiton kurrë kryeministrin.

“Nuk kemi asgjë të përcaktuara për momentin. Nëse mendon se Berisha imiton Ramën është akti i fundit që do të bënte para se të vriste veten”, tha Berisha.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›