Berisha inaguron qendrën PROTIK

Inagurohet qendra PROTIK, e cila do të mbështesë zhvillimin e teknologjive për nxitjen e ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Në aktivitetin e organizuar me këtë rast Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, deklaroi se kjo është pjesë e nismës për zhvillimin e teknologjive të inovacionit në vendin tonë, të cilat do ti vijnë në ndihmë biznesit.
Ndërsa Kryeministri Berisha vlerësoi ngritjen e qendrës PROTIK si një qendër e një rëndësie shumë të madhe në trajnimin, kualifikimin e ekspertëve shqiptarë për të ndjekur horizontet e mëdha dhe të lëvizshme të botës dixhitale. Edhe pse kjo qendër është e vogël, theksoi Kryeministri, ajo ka një rol shumë të madh në inkurajimin dhe promovimin e inovacionit, që është shndërruar sot në një nga shtyllat më kryesore të fuqishme të zhvillimit të ekonomisë në vendet e zhvilluara në botë.
Në inagurimin e kësaj qendre ishin të pranishëm edhe zv.ambasadori i SHBA-ve Henri Jardine , kryetari Fondit Amerikano -shqiptar të zvillimit Majkëll Granof si dhe një sërë personalitetesh të tjera.