E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha komenton marrëveshjen PS-LSI: Nëshkruan epitafin Rilindjes. Ata që u themeluan partinë, ua rithemeluan

Epitaf i Rilindjes. Kështu e ka përkufizuar nënshkrimin e marrëveshjes mes PS-LSI, kreu i mazhorancës Sali Berisha. Në një komnet të tij ndërsa ka marrë pjesë në një aktivitet në kuadër të Ditës së Tokës, Berisha tha se për ironi të fatit ata që u themeluan partinë, po ata ua rithemeluan.

Është dita e tokës, meriton të quhet dita e njeriut. Është kujdesi i njeriut për një cilësi jetë që ai meriton. Është ditë në të cilën kryetarët e planetit bëjnë gjithcka për të përmirësuar mjedisin e tyre, për ta bërë tokën e tyre më të dobishme për ta dhe fëmijët e tyre. Ne këtu mbollëm pemë dhe ndodhi kjo ditën që ata firmosën epitafin e Rilindjes. Por për ironi të fatit ata që u themeluan partinë, po ata po ua rithemelojnë tha ai.

Duke iu referuar ndërhyrjeve të Bashkisë së Tiranës në bllokun e banimit 61/1, Berisha ka sjellë edhe njëherë ne vemendje pallatin në pajë të rivalit të tij politik. Ndërsa e cilësoi më tej si shaktërrues të terrenve sportive në kryeqytet, Kryeministri deklaroi se Tirana me Lulzim Bashën kryebashkiak do të jetë shumë më e shëndetshme nga ajo që la nënshkruesi i epitafit

Ky që shihni nuk është një pallat në pajë, por një terren në të cilën do të lozin të gjithë banorët e këtij blloku. Uroj që terrene të tilla të bëhen sa më shumë. Kryetari i Bashkisë është angazhuar të kthejë terrenet sportive të shkatërruara. Është një plan që synon rikthimin e sipërfaqeve të gjelbërta. Ata që kanë vullnet për të kthyer mjedisin që meritojnë qytetarët e realizojnë. U them qytetarëve të Tiranës se fakti më i rëndësishëm për ta është se ka rënë niveli i ndotjes në sheshin Skëndërbej. Nuk ka ndryshuar parku, por u zgjidhën probleme që mbanin peng trafikun e Tiranës. Tirana ka mundësi ta përmirësojë edhe me shumë, me mbjelljen e vazhdueshme të pemëve dhe drurëve, Bashkia ka një projekt që po ecën me shpejtësi në këtë drejtim. Me kete kryetar Bashkie, Tirana do jete me e shendetshme se ajo Tirane qe na la ai qe nenshkroi sot epitafin tha Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›