Berisha kundër ligjit/ Porosi kandidatëve: Shkarkoni VPN dhe bëni fushatë në TikTok

Sali Berisha po tenton të motivojë kandidatët për fushatën me udhëzime përpara zgjedhjeve të 11 majit.
Takimet me qytetarët dhe rrjetet sociale janë armët të cilat doktori u kërkon të përdorin.
Minimalisht sipas Berishës, ccdo kandidat duhet të shpenzojë në ditë 8 deri në 12 orë në takime, dhe tu flasë qytetarëve për programin e jo për Edi Ramën.
“Takime derë më derë. Duhen 8-12 orë takime në ditë. Edhe të keni nga 10 përfaqësues rë bëjnë takime të pavarura. 80% për programin. Shumë pak për kundërshtarin.”
Duke iu referuar idhullit të tij, Donald Trump, gjyshi dixhital u kërkoi kandidatëve të përdorin rrjete sociale dhe si ai, të shkarkojnë VPN për të zhbllokuar Tik Tok.
“Përdorni masivisht rrjetet sociale. Donald trump fitoj prej rrjeteve sociale. Shkarkoni vpn, mos e injoroni, tik tok duhet ta përdorni”
Në takimin me kandidatët e Tiranës, Berisha pranoi se spastrimi i demokratëve dhe mbushja e listës me besnikë e aleatë, ndodhi për shkak të ligjit të ri elektoral, të cilin në fakt e votoi vetë.
“Kjo është një listë e paparë ndonjëherë. Por ështe e vërtetë, ky ligj elektoral është unik. Donte të spastronte partitë e vogla”./abcnews.al